Duke iu referuar situatës shqetësuese gjatë kësaj periudhe lidhur me aksidentet në trafik dhe pasojat e tyre në shkaktimin e humbjes së jetëve njerëzore, marrë për bazë shtimin e numrit të automjeteve, duke përfshirë edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik të të gjitha kategorive,
Policia e Kosovës ka marrë masa serioze shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë, parandalimin e aksidenteve të trafikut dhe zbatimin e ligjshmërisë në funksion të menaxhimit dhe kontrollit të trafikut rrugor.