Polonia ka arritur fitore në ndeshjen e fundit në Grupin H, pasi kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Japonisë.
Aziatikët e përfunduan fazën e grupeve me një fitore, një barazim dhe një humbje sa kishte edhe Senegali dhe me golë dallim të njëjtë 4:4.
Kësisoj ata kualifikohen në mesin e 16 Kombëtareve më të mira vetëm në sajë të kartonëve të verdhë ku kanë marrë pesë sosh ndërsa Senegali një më shumë.
Japonezët në 1/8 e finales do të përballen me njërën mes Kombëtares së Belgjikës ose Anglisë varësisht se cila përfundon e para