Erblin Qibari është një nga studentët që është shumë pranë realizimit të ëndrrës së tij, shkruan OnAir.
Ai së fundmi ka marrë lajmin e pranimit në një nga universitetet më prestigjioze në botë, universitetin e Harvard, për të studiuar master në admimistrim publik me fokus në tregjet financiare. Në mënyrë që ai të mundet të financojë një pjesë të shpenzimeve të tij, Erblini ka hapur një fushatë donacionesh në platformën “Go Fund Me”.
I ftuar në “Studio A” ai tregoi se studimet në Harvard i ka pasur ëndërr që në një moshë të vogël. Erblini tregon se qëllimi i tij pas përfundimit të studimeve është që të rikthehet në Kosovë dhe të kontribuojë për vendin e tij.
Hapja e një fushate të tillë online, për të ka qenë një vendim mjaft i vështirë për tu marrë. Erblini pritet të fillojë studimet në muajin Gusht.