Surprizat nuk kanë të ndalur nga M-Production, shkruan OnAir
Madje këtë vikend ata kanë vendosur që ndjekësit e tyre t’i surprizojnë me disa projekte muzikore nga emra shumë të njohur të diskografisë shqiptare.
Sot në orën 16:00 publikohet projekti më i ri nga këngëtari Bajram Dobra, projekt shumë premtues për diskografinë shqiptare.
Ndërsa në orën 18:00 publikohet projekti “Dashnia ime” nga këngëtari i rekordeve, Sabri Fejzullahu.
Por prisni, nuk mbaron me kaq!
Nesër në kanalin zyrtar të M-Production publikohet projekti më i ri nga Avdyl Mziu.
Rikujtojmë që M-Production do vazhdojë të sjell shumë surpriza, madje shumë shpejt edhe me këngëtarin Mergim Mjeku.
Deri në lansimin e projekteve të reja, në kanalin zyrtar të M-Production mund të gjeni shumë hite të emrave të njohur./OnAir