Këngëtarja Resmie Krasniqi ka vendosur që të surprizojë të gjithë ndjekësit e saj me një projekt të ri muzikor të cilin e gjeni në kanalin zyrtar të MProduction në YouTube, shkruan OnAir
Ajo ka qenë e pranishme në xhirimet e Vitit të Ri tek MProduction dhe ka vendosur që të sjell një performancë të veçantë dhe këngë tipike për ahengje të ndryshme familjare.
Këngëtarja Resmie Krasniqi gjithmonë është aktive në lansimin e projekteve por edhe në dasma të shumta.
Ajo ka disa këngë të suksesshme të cilat i ka publikuar, madje edhe projekti “Valle valle” pritet të listohet në mesin e këngëve hit./OnAir