Disa nga emrat më të njohur të diskografisë shqiptare kanë vendosur që të surprizojnë ndjekësit e tyre me një potpuri të publikuar në produksionin Arboni, shkruan Onair
Para pak minutash në kanalin zyrtar në YouTube është publikuar një potpuri nga Rema, Ymer Bajrami, Vjollca Selimi dhe Arlindi.
Duke u nisur edhe nga emrat e njohur që janë pjesë e kësaj potpurie dhe nga puna e madhe e produksionit Arboni, kjo këngë pritet të listohet në mesin e projekteve më të suksesshme të këtij fundviti.