Këngëtarët Afërdita Demaku dhe Pim Janova para pak çastesh kanë publikuar projektin e tyre më të ri me titull “Qika e mirë”, shkëputur nga xhirimet e Vitit të Ri tek produksioni i suksesshëm Vizioni Libonia, shkruan OnAir
Kësaj radhe për dallim nga projekti i parë i përbashkët kanë vendosur që të vijnë si dyshe vetëm nënë e djalë dhe pritet që edhe kjo këngë të listohet në mesin e projekteve më të suksesshme shqiptare.
Ky projekt muzikor është i dyti për reperin Pim Janova, ndërsa këngëtarja Afërdita Demaku tashmë ka disa projekte të suksesshme dhe karrierë të bujshme në diskografinë shqiptare/OnAir