Daim Lala konsiderohet si një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare që gjithmonë ka arritur rekorde të shumta të klikimeve me secilin projekt të publikuar, shkruan OnAir
Këngëtari i njohur ka vendosur që në xhirimet e Vitit të Ri tek produksioni shumë i suksesshëm Vizioni Libonia të sjell një bashkëpunim të veçantë me një këngëtare të njohur.
Ai ka vendosur që projektin me titull “Hajde nanë a je gati” ta sjell në bashkëpunim me këngëtaren Eli e cila gjithashtu listohet në mesin e këngëtarëve me zë të veçantë në diskografinë shqiptare.
Nga ana tjetër produksioni i njohur Vizioni Libonia do vazhdojë që të ju surprizojë me projekte të veçantë muzikore./ONAir