Ganja dhe Pro Band janë padyshim një ndër kombinimet më të mira në skenën shqiptare duke publikuar gjithmonë projekte muzikore që kthehen në hite të padiskutueshme, shkruan OnAir
Kësaj radhe ata kanë qenë të pranishëm në xhirimet e Xixa Music dhe kanë vendosur që të sjellin një projekt muzikor që pritet të listohet në mesin e hiteve shqiptare.
Kënga titullohet “Probleme” me tekst dhe muzikë nga Ilir Berani, ndërsa orkestrimi Arbnor Salihi.
Këngën e gjeni në kanalin zyrtar në YouTube të Xixa Music./OnAir