Dolën dhe thanë se presidentit të Serbisë nuk do t’i lejohet vizita në liqenin e Ujmanit.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë një ditë para takimit të delegacioneve në Bruksel se nëse Vuçiq vjen në Ujman “do ta gjejë si ai tjetri” duke aluduar në arrestimin e Marko Gjuriqit nga ana e Policisë në mars të këtij viti.
Por Vuçiq erdhi në Kosovë dhe dha deklarata bombastike pikërisht nga liqeni i Ujmanit.
“Nëse e vendosim për mos me ardh, Vuqiçi nuk do të futet në Kosovë. Ajo çka po mendojmë është për situatën e bashkëqytetarëve tanë të cilën po e bëjmë; me pozicionin e shtetit tonë të pavarur se sovran; me liberalizimin e vizave; me partnerët tanë ndërkombëtar! Përndryshe mos të ishte kjo situatë, këmba nuk do i shkelte në Kosovë. Le ta provon pa leje, e din edhe ai tjetri (Marko Gjuriq)”, ka thënë kryetari i Kuvendit të mërkurën.