Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka qenë një prej shembujve më të mirë për politikanët gjatë Kampionatit të sivjetmë Botëror.
Përveçse një tifoze e flaktë e përfaqësuese së saj, ajo vazhdimisht është paraqitur me simbole kombëtare në tribuna duke anashkaluar protokollet e veshjeve serioze.
E pranishme në Luzhniki Stadium ishte edhe Kolinda, e cila u kujdes për t’i ngushëlluar lojtarët e Kroacisë.
Megjithatë, në momentin e përqafimit të kapitenit Luka Modric, edhe ajo kishte nevojë për një ngushëllim, duke qenë se nuk arriti t’i mbante lotët.
Ndryshe, Modric u shpall lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror duke e fituar çmimin ‘Topi i Artë’.