Tek shkolla fillore “Elena Gjika” në Prishtinë është bllokuar komunikacioni për minuta me radhë.
Disa nga banorët, të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerave, kanë thënë për KosovaPress se kjo gjendje përsëritet çdo ditë në të njëjtën kohë, rreth orës 17:00, kur prindërit vijnë t’i marrin fëmijët nga shkolla.