Masat e reja të miratuara në vend ndalojnë lëvizjen e qytetarëve pas orës 22:00, shkruan OnAir.
Gazetarja e terrenit e emisionit “A 23” doli në Prishtinë për të parë se si ishte gjendja dhe a po zbatoheshin në të vërtetë këto masa. Ajo vuri në dukje patrullat e policisë të cilat qarkullonin gjatë gjithë kohës. Këto patrulla ushtronin kontrolle mbi qytetarët të cilët lëviznin me makinat e tyre.
Gjithashtu u vu re një lëvizje mjaft e pakët e qytetarëve të cilët kryesisht lëviznin nëpërmjet veturave të tyre. Një tjetër konstatim ishin edhe lokalet të cilat ishin të gjitha të mbyllura.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: