Zhvillimet e fundit për sa i përket procesit të vaksinimit në Kosovë duken të jenë mjaft pozitive, shkruan OnAir.
Kjo është për faktin se ky proces është duke përfunduar në territorin e shtetit të Kosovës. “Ministria e shëndetësisë” bën me dije se në Prishtinë të gjitha dozat e vaksinës kanë përfunduar ndërkohë që shumë pak doza kanë mbetur në disa komuna të tjera.
Njohësja e politikave shëndetësore Hana Xhemajli shprehet për “ATV” se mbarëvajtja e procesit të vaksinimit mundëson që Kosova të rikthehet në normalitet dhe fokusi të kalojë në rimëkëmbjen ekonomike.
Ministri i shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar se pritet që deri në fund të vitit të vaksinohet 60% e popullsisë.