Getoar Selimi i njohur ndryshe me emrin e artit si Ghetto Geasy është një nga rreperat më të njohur të estradës, shkruan OnAir.
Përveç hiteve që ai ka sjellë gjatë karrierës së tij relativisht të gjatë ai njihet gjithashtu edhe për faktin që është mjaft aktiv në rrjete sociale. Ai ndan shpesh herë foto me fansat e tij ku tregon stilin e tij të jetesës ose projekte të reja.
Kohët e fundit ai e ka ngacmuar publikun me disa foto ku shfaqet në një studio muzikore pranë një mikrofoni. Postimi më i fundit prej tij është shoqëruar me përshkrimin: “Une me shokun tem te ngusht 🎙 plot 23 vjet te pandashem” Një foto e tillë ka lindur dëshirën e fansave për të pasur hite të reja prej artistit.
A është kjo një foto e postuar vetëm me qëllimin për të festuar vitet e karrierës që Getoari ka, apo është gjithashtu një paralajmërim se diçka e re po vjen shumë shpejt? Për të marrë një përgjigje na mbetet vetëm të presim.