Drejtori i organizatës jo qeveritare “Sweet World” Tahir Sallauka në 12 qershor do të organizojë projektin “Qielli i Përjetësisë” në qytetin e Prizrenit, shkruan OnAir.
Ky projekt u është dedikuar viktimave të Covid19. Për “RTV Dukagjini” Tahir Sallauka shprehet se frymëzimi për këtë projekt i ka ardhur edhe nga fakti se në familjen e tij ka pasur disa viktima prej këtij virusi.
Sallauka shpjegon se mysafirët do të mblidhen për të lëshuar balonat me zjarr.
Ky projekt është financuar gjithashtu nga komuna e Prizrenit.
Për të mësuar më shumë klikoni në videon më poshtë: