Të enjten (04 qershor, 2020) është zhvilluar një protestë nga disa punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës për kthimin në punë të kryeshefit ekzekutiv të kësaj korporate Njazi Thaçi, të shkarkuar nga Bordi i përkohshëm.
Policia sot njofton se pesë persona janë shoqëruar në stacion policor për shkak se kishin organizuar protestën.
“Raportohet se pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në stacion policor për shkak se kishin organizuar një protestë. Protestuesit fillimisht ishin tubuar para mensës së punëtorëve e më pas me forcë duke dëmtuar dyert e hyrjes kanë depërtuar brenda rrethojave të Termocentralit.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, kurse të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.