Qindra qytetarë kanë marrë pjesë në protestën e thirrur nga shoqëria civile për të kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi dhe dorëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Qytetarët mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “Lumez Ik”, “Pishpirik je vet”, “Boll Ma”, “Nuk ka shtet pa gjyqësor të pavarur”, “A vodhën pula 1 milion refugjatë”, e po ashtu edhe fotografinë e Agim Çekut në të cilën shkruante “Nga Hero në Zero”.