Paris Saint-Germaini ka bërë ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho – bën të ditur Mundo Deportivo.
Sipas gazetës spanjolle, kampioni Francës ka ofruar 270 milionë euro për shërbimet e mesfushorit brazilian.
Neymari, i cili kaloi në Parc de Princes në verën e vitit të kaluar, ka shoqëri të mirë me Coutinhon dhe PSG planifikon bashkimin e tyre.
Kjo është edhe një përpjekje për ta mbajtur Neymarin, i cili kërkohet nga Real Madridi.
Barca ka paguar rreth 120 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa kjo shifër mund të arrijë deri në 160 milionë euro në bazë të bonuseve dhe klauzolave të ndryshme të përfshira në kontratë.