Por, nga shpronësimet që janë bërë pikërisht për shkak të ndërtimit të autostradës për të cilën Kosova po paguan 53 milionë euro, ende nuk janë kompensuar tri familje.
Edhe pse kanë kaluar 9 muaj nga kur tri familje të fshatit Kovaçec në Komunën e Kaçanikut u shpronësuan me emergjencë, për shkak të çarjeve të tokës, të shkaktuara nga punimet në autostradën Prishtinë- Shkup, banorët vazhdojnë të presin kompensimin.