Thatësira ka kapluar një pjesë të madhe të Australisë këtë muaj, për çka po vuajnë nga etja njerëzit e kafshët.
Pronari i qindra lopëve kishte shkuar diku larg për të marr një kamion me ujë, me çka do tiu hiqte pak etjen atyre, shkruan DailyMail
Fermeri Amber Lea ka thënë se lopët e tij nuk pranonin as ushqimin, pasi më shumë kishin etje se sa uri.
Kur pronari me kamionin me ujë u afrua te lopët, ato e rrethuan atë dhe shtyheshin për të pirë nga pak.
Ai ka thënë se në vendet afër nuk po ka ujë dhe se duhet shkuar deri në 70 kilometra larg fermës për të marr ujë për bagëtinë.
Kjo verë llogaritet si më e thata në 20 vitet e fundit në Australi, me 20% më pak reshje se viteve të kaluara