Që prej thuajse një viti, koha kur edhe virusi u shfaq në vendin tonë, jetesa me maska është kthyer në një zakon të përditshëm. Për këtë gjë kanë ndihmuar edhe masat ndëshkuese që janë në fuqi për mos mbajtjen e tyre, shkruan OnAir.
Në këtë insert të përgatitur nga “RTV Dukagjini”, qytetarët e Pejës janë pyetur për marrëdhënien e tyre me maskat. Shumica prej tyre deklaronin se nuk i ndanin tashmë maskat prej vetes. Ata gjithashtu shtonin se i mirëmbajnë maskat sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të dhëna.
Pavarësisht kësaj jo të paktë ishin në numër edhe ata të cilët shfaqeshin pa maska në rrugët e qytetit, ose tregonin neglizhencë në mirëmbajtjen e tyre.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë: