Subjekti opozitari i Kuvendit të Kosovës Lëvizja Vetëvendosje pretendon t’i kthehet protestave në rrugë për të kundërshtuar idenë e Presidentit të shtetit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë në fazën përfundimtare të dialogut në Bruksel.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Ismajl Kurteshi, është shprehur i bindur se përmes protestës do të arrijnë ta pengojnë Presidentin Thaçi në realizimin e këtij synimi.