Konsiderohet si një emër që ka arritur që shqiptarët të bëhen të ndihen krenarë me të, shkruan OnAir
Nuk e keni shumë të vështirë për ta kuptuar që po flasim për tenorin Ramë Lahaj i cili ka vendosur që të sjell një këngë shqip në kanalin e tij.
Madje me një mesazh të fortë drejtuar edhe politikanëve shqiptar.
Statusi i plotë i tenorit Lahaj:
Meqë më keni kërkuar pafundësisht të këndoj në shqip, ja ku e keni këngën me të cilën jam rrit t’u e pa në sytë e Nanës e t’u e ndje thellë në zemrën e saj se si e plakte para kohe mungesa e gjysmës së shpirtit të saj, të cilët jetonin në mërgatë.
Një herë, na vrau regjimi, pastaj mërgimi, e sot po na mbytë politika e keqe për të cilën jemi vet fajtorë për përzgjedhjet që bëjmë. Politikën e keqe nuk duhet kurrë ta marrim si pretekst për të imigruar.
Nuk mund të ikim gjithmonë! E kemi për detyrë të qëndrojmë këtu për shumë arsyeje. Për gjakun e dëshmorëve, për rrenën që na e bëjnë sot, duke na thënë: ‘BAC U KRY!’. Jo! S’është kry BAC! Po t’rrejnë ty e neve. E kemi për detyrë dhe obligim edhe për gjeneratat që vijnë të kontribuojmë për një Kosovë që duam të gjithë. Andaj mos ik!
Të bashkojmë forcat kudo që jemi në atdhe e mërgatë për tokën që e lamë me gjak.
Boll ma me politikanë që bëjnë jetë milionerësh, e pas lanë një popull në skamje.
Të duam Kosovë, të duam mërgatë! Ti je zemra e madhe e Kosovës tonë të vogël!
Faleminderit Naim Krasniqit për këtë super-këngë! Florent Boshnjakut për ri-orkestrim dhe mikut tim Artan Korenica për videon.
I juaji përgjithmonë
Rame S. Lahaj