Kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron në Tiranë. Ai ka përcjellë nga afër koncertin e Rita Orës në sheshin “Skenderbej”.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, Haradinaj është shprehur krenar me paraqitjen e shqiptares së famshme.
“Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës. Të mbushë krenari prania e sontme në sheshin “Skenderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat”, shkruan Haradinaj në Facebook. Po sot pas takimit me Veliajn kreu i ekzekutivit të Kosovës ka pasur fjalë të mira për punën e tij në Tiranë.
“Erioni duhet t’u shërbejë si model kryetarëve të qyteteve shqiptare për zgjidhjet efektive, që bënë për komunitetin, si dhe për shpirtin që u jep hapësirave urbane’, thotë Haradinaj.