Christian Eriksen është i pëlqyeri i Real Madridit për mesfushën, nëse largohet Luka Modric këtë verë.
E ardhmja e yllit kroat tek Mbretërit është ende e paqartë, mes qëndrimit dhe largimit nga Santiago Bernabeu.
Megjithatë, Mbretërit thuhet se nuk po qëndrojnë duarkryq dhe janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi të tij.
Ylli i Tottenham Hotspur, Eriksen thuhet se është i pëlqyeri i drejtuesve të Los Blancos.
Sipas mediumit anglez The Sun, Eriksen shihet si zgjedhja e parë nëse fituesi i Topit të Artë të Kupës së Botës do të bashkohet me Interin këtë verë.
Në rast transferimi, çmimi që do të duhet të paguajë Reali për reprezentuesin danez është mbi 100 milionë euro.