Nuk kanë kaluar shumë orë që nga momenti i lansimit por kjo nuk e ka penguar që ky projekt muzikor të kthehet në hit të padiskutueshëm, shkruan OnAir
Produksioni muzikor Ximi ka vendosur që në kanalin zyrtar në YouTube të publikojë bashkëpunimin mes Argjenda Selimi dhe Xhelës dhe kanë arritur që të thyejnë rekorde të klikimeve.
Ata në xhirimet e Vitit të Ri kanë sjell një potpuri që po del të jetë shumë e pëlqyer nga shqiptarët sepse ka arritur mbi 100 mijë klikime për kohë rekord./OnAir