Duket se ky muaj i agjërimit të Ramazanit do të jetë më i lehtë në krahasim me vitet e tjera, shkruan OnAir.
Kjo është për shkak të faktit se ky muaj nuk përkon me muajt e stinës së verës. Duket se i këtij mendimi janë shumë qytetarë.
Duke marrë shkas nga kjo, Fahrush Rexhepi sqaroi se nuk është e lejuar që të jemi besimtarë sezonal dhe agjërimi të bëhet kur është me e thjeshtë për individin. Ai shprehet se agjërimi konsiderohet si forma më e lartë e adhurimit dhe gjithashtu konsiderohet si shkalla më e lartë e devotshmërisë së një myslimani.
Rexhepi gjithashtu shprehet se një besimtar i cili nuk e mban agjërimin nuk mund të konsiderohet si një mysliman i devotshëm. Madje ai u shpreh se mos mbajtja e agjërimit konsiderohet si një mëkat i madh.
Rexhepi nuk harroi të përmëndte se përjashtim nga kjo bëjnë disa kategori të caktuara si të sëmurët.