Sipas gojëdhënave që ekzistojnë, fshati i Rimanishtës ekziston që prej thuajse 400 vitesh, shkruan OnAir.
Një karakteristikë e veçantë e këtij fshati është se ndryshe nga shumë zona të tjera rurale, Rimanishta nuk e ka vuajtur fenomenin e shpërnguljes së banorëve diku tjetër.
Rexhep Mustafa, njëri prej banorëve të këtij fshati thotë se fillimisht ky fshat ka qenë i tëri mal, por banorët tokën e kanë kthyer në të përshtatshme për të jetuar e për të kultivuar pemë të ndryshme. Në kohët e mëparshme për të plotësuar nevojat e tyre, banorët shkëmbenin pemët me grur.
Gjithashtu për “RTV Dukagjini”, ky banor thotë se fshati është një ndër fshatrat me nivelin më të lartë të shkollimit të banorëve.
Një tjetër përparësi e këtij fshati është se lidhet me Prishtinën nëpërmjet një rruge kryesore. Kjo gjë ka bërë të mundur që shumë banorë të këtij fshati të punësohen në kryeqytet.