Pas një pauze në rrjetet sociale, këngëtarja Rina Balaj është kthyer duke sjellur këngë të re por edhe risi nga jeta e saj private.
Ajo para pak kohe konfirmoi të thënat se ajo dhe reperi grek janë në lidhje.
Së pari ishte Rina ajo e cila publikoi një fotografi me reperin, duke shtuar dyshimet edhe më shumë.
Por tani si duket, çifti nuk e ka më ndërmend të fshihen. Ajo ka postuar një foto në të cilën qëndron afër reperit, dhe ku duket shumë e lumtur krah tij.
Edhe reperi grek ka postuar një fotografi tjetër me Rinën, në një studio në Prishtinë.
Si duket këngëtarja është mëse e lumtur në këtë lidhje!