Për thuajse 15 vite xhamia në Sllatinë të madhe thuajse është harruar, shkruan OnAir.
Dëshmi e kësaj janë mungesa e imamit në këtë objekt gjatë kësaj kohe dhe gjithashtu kushtet mjaft të këqija në të cilat ndodhet.
Duket se banorët e kësaj zone kanë vendosur që të marrin vetë në dorë restaurimin e këtij objekti. Kjo nismë fillimisht është marrë nga disa të rinj dhe m pas është mbështetur edhe nga banorët. Këta të fundit do të kryejnë edhe punimet e nevojshme.
Për historinë e këtij objekti që është më i vjetri në këtë zonë flet banori më i vjetër i fshatit për “Klan Kosova”.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: