Një nga këngëtaret më të dashura me origjinë shqiptare, Rita Ora mbrëmë rreth orës 19:00 ka arritur në Prishtinë, ku sipas informacioneve do të qëndrojë tri ditë, shkruan OnAir
Ajo nuk ka pranuar as në aeroport të flasë për mediet e pranishme, dhe nuk ka dashur që të japë as informacione shtesë.
Herave të kaluara kur ajo vinte në Kosovë tregonte edhe përmes rrjeteve sociale që ka arritur në vendin e origjinës, ndërsa kësaj radhe deri tani nuk kemi parë ndonjë reagim nga ajo.
Sipas informacione ajo do të qëndrojë për një event bamirësie lidhur me gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Rikujtojmë që Rita Ora asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj, madje në secilën paraqitje televizive e pranon me krenari origjinën e saj shqiptare./ONAIR