Rita Ora përveç muzikës së mirë njihet gjithashtu edhe për eksperimentet e shumta që ajo bën me stilin e saj, shkruan OnAir.
Pavarësisht këtyre eksperimenteve, e vetmja gjë konstante në pamjen e saj gjatë gjithë këtyre viteve është ngjyra bjonde e flokëve të saj. Kjo gjë duket se ndryshoi.
Ditën e djeshme ajo u shfaq në eventin e “Chanel” me një look krejtësisht të ndryshëm. Këngëtarja si duket ka hequr dorë nga flokët bjondë dhe është kthyer afërsisht në ngjyrën natyrale të flokëve të saj, brune.
Gjithashtu një tjetër element që ra në sy në këtë paraqitje të sajën ishin edhe veshjet të cilat ishin mjaft të shtrenjta.