Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka vendosur që të solidarizohet me familjet shqiptare të prekura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri, shkruan OnAir
Ajo përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Instagram ka treguar që ka zgjedhur familjen shqiptare që dëshiron të ja rindërtoj shtëpinë që nga fillimi.
“Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri! Ditëlindjen time dhe ditët e fundit i kam kaluar duke menduar se cila është gjëja e duhur që duhet të bej. Së bashku me Erion Veliajn, zgjodhëm një familje për të sponsorizuar rindërtimin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti që ka prekur Shqipërinë. Erioni është një udhëheqës i vërtetë dhe e respektoj vërtet sugjerimin e tij për të udhëhequr me shembull”, tregon Rita Ora.
Teksa vlerëson kryebashkiakun Veliaj për lidershipin e treguar në këto momente, Rita Ora i ka bërë thirrje të gjithë fansave të saj që të kontribuojnë me fonde në linkun e qeverisë për dhurime.
“Propozoj qe kush të mundet, të gjeje një familje ose një mënyrë për të dhuruar e ndihmuar në rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe. Familja e parë që kam zgjedhur është familja Sala dhe ne do ta ndjekim procesin ne vijim sepse ka kaq shumë familje që kanë nevojë për të njëjtën ndihmë – ju lutemi klikoni linkun në blogun tim për të bërë të njëjtën gjë – lutjet e mia shkojnë për këdo që është prekur. Me shume dashuri, Rita”, shkruan Rita Ora.