Pas eliminimit nga Botëror, ka folur edhe kapiteni i portugezeve, Cristiano Ronaldo.
Ylli i Real Madridit ka thënë se kanë merituar më shumë nga ndeshja e 1/8 së finales.
“Kemi luajtur më mirë se Uruguai dhe meritonim më shumë nga kjo sfidë”.
“Në futboll fiton gjithmonë ai që shënon më shumë. Si kapiten i Kombëtares, jam krenar për këtë grup dhe për punën e bërë të gjithë si lojtarët ashtu edhe stafi”, tha Ronaldo.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka thënë se është i bindur që ka dhënë më të mirën nga vetja.
“Largohem nga ky Botëror i bindur se kam dhënë më të mirën nga vetja edhe pse nuk shkuam aty ku të gjithë dëshironim”.
“Por kjo Kombëtare do të vazhdojë të fitojë në të ardhmen”, tha Ronaldo që foli edhe për të ardhmen e tij.
“Kombëtarja jonë mbetet njëra nga më të mirat në botë dhe do të vazhdojë të triumfojë edhe në të ardhmen”