Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të dashura nga publiku, shkruan OnAir.
Gjatë periudhës së pandemisë ajo ka qendruar larg intervistave dhe publikimeve të projekteve muzikore. Së fundmi, pas lansimit të disa këngëve që u pritën mjaft mirë nga publiku, këngëtarja u rikthye gjithashtu me një intervistë për emisionin “No Filt”, ku edhe zbuloi disa detaje më shumë rreth albumit të saj.
Albumi i saj do të titullohet “Rron” dhe do të përmbajë gjithsej 10 këngë të cilat janë të ndara në dy pjesë. Të gjitha këto këngë do të jenë të shoqëruara me videoklipe. Nga pjesa e parë e këtij albumi 3 këngë janë publikuar tashmë. Ronela tregon gjatë intervistës se pjesa e dytë e këtij albumi do të publikohet pas muajit shtator.
Ronela tregon se gjatë periudhës së pandemisë ajo ka punuar pikërisht për këtë album. Ajo shprehet se ndonëse këngët nuk tregojnë histori të veçanta nga jeta e saj, ajo ka përdorur gjëndjen e saj emocionale të momentit për ti shkruar ato. Gjithashtu në këtë album, këngëtarja tregon se nuk do të sjellë vetëm këngë komerciale, por edhe këngë të tjera ku mund ta njohim më mirë atë si Ronelë. Këngëtarja thotë se këto këngë ajo i ka shumë për zemër.
Pas përfundimit të lansimit të këtij albumi, Ronela planifikon që të mbajë një koncert ritual dhe po ashtu ajo lë të hapur mundësinë për të sjellë në treg vitin e ardhshëm një tjetër album.