Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku, shkruan OnAir.
Së fundmi ajo është duke shijuar suksesin e këngës “Aventura”. Kjo këngë ishte mjaft ritmike dhe u prit mjaft mirë nga publiku.
Duket se Ronela Hajati nuk ka në plan të ndalet me kaq. Në një nga intervistat e saj më të fundit ajo zbuloi se së shpejti do të sillte një këngë në bashkëpunim me reperin e njohur Vig Poppa.
Ditën e sotme, këngëtarja publikoi një foto në Instagram së bashku me reperin nga një pjesë e videoklipit. Në këtë postim ajo zbuloi se kënga e katërt nga albumi i saj do të titullohet “Alo” dhe do të publikohet në datën 20 Qershor.
“20 QERSHOR- ALO, kënga e 4-të nga albumi Rron do të publikohet. Vig Poppa shumë kënaqësi të punosh me ty.” shkruan këngëtarja krahas fotos.
View this post on Instagram