Resmije Krasniqi, nga Prizreni ka tash e 19 vjet që fitimin e saj nga punimet e dorës, e ndan me personat e hendikepuar dhe jetimët.
Ajo motivin e kësaj pune e ka marrë nga vajza e saj, e cila është 41 vjeçe me nevoja të veçanta.
Madje ajo thotë se nga rasti i vajzës së saj, ka shitur edhe shtëpinë që të ndërtoj një strehimore për personat e hendikepuar dhe fëmijët jetimë.
Shoqata humanitare e gruas me persona të hendikepuar mendor “Hadër”, ka qenë një udhërrëfyes tash e sa vjet për Resmijen, ani pse nuk kishte gjetur përkrahje të mjaftueshme institucionale për iniciativën e saj.
Pjesëmarrja në panairin “Dera e hapur” për Resmijen është sado pak një ndihmesë e vogël, pasi nga të hollat që ajo grumbullon nga shitja e punimeve artizanale, ajo furnizon shoqatën me ushqim dhe higjienë.
Por ajo e cila i karakterizon këto punime është se ato punohen nga vetë fëmijët e hendikepuar.
Ani pse ky panair është një mundësi e mirë për promovimin e produkteve vendore, dhe punimeve artizanale, njëjtë si Resmija edhe Arben Pajaziti po pohon se nuk marrin përkrahje të knaqeshme nga institucionet, edhe pse ata shpesh përballen me vështërsi të mëdha të prodhimit.
Ky panair prezanton punëdoret dhe ushqimet tradicionale të grave të cilat punimet e tyre i prezantojnë në tregje të hapura .
Panairi ka filluar aktivitetin e saj më 18 Shtator dhe do zgjasë deri më 22 Shtator.
Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: