Sfidat me të cilat përballemi në jetën tonë në shumë raste na shërbejnë për tu forcuar më shumë se individë, shkruan OnAir.
Kështu është edhe rasti i aktores Beslidhje Bytyçi. Për të jeta të mbush me emocione, por dhe vuajtje të shumta.
Mund të thuhet se sfidat e aktores filluan që në moshën 13 vjeçare. Kur ajo ishte në këtë moshë i ati ndërroi jetë dhe më pas asaj iu desh që të kujdesej për vëllezërit dhe motrat.
Pavarësisht këtyre vështirësive ajo tregon se dashuria i bën njerëzit për të vazhduar.
Gjithashtu një tjetër arsye për të ka qenë edhe një nga ëndrrat e saj më të mëdha, aktrimi. Siç mund ta ndiqni edhe në videon më poshtë, ajo tregon se sa e madhe i është dukur Prishtina kur ka ardhur fillimisht si studente e aktrimit. Gjithashtu ajo tregon se në shumë raste ka dyshuar nëse do ia arrijë apo jo, por gjithnjë ka vazhduar të ndjekë këtë ëndërr.
Aktualisht ajo është aktore në teatrin e Prizrenit. Gjithashtu është duke marrë pjesë edhe në një projekt tjetër në Shqipëri.