Të mitur e të rritur, çdo ditë zënë pozicionet e tyre dhe shtrijnë dorën për të kërkuar lëmoshë.
Numri i lëmoshë kërkuesve është në rritje. Këtë e konfirmon edhe Policia e Kosovës. Në një përgjigje për Tribuna Channel, sipas policisë vetëm gjatë vitit 2018 janë identifikuar 353 persona me kërkim lëmoshe.