Në rrugën “Ismet Krasniqi”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, banorët ankohen për problematika me kanalizimit e ujërave të zeza, shkruan OnAir.
Për “RTV Dukagjini” ata shprehen se për shkak të bllokimit të gypit që kalon në rrugën kryesore, ujërat e zeza kthehen mbrapsht duke u derdhur kështu në rrugë.
Kjo gjë është bërë mjaft shqetësuese për banorët e zonës. Përveç kundërmimit, banorët gjithashtu rrezikohen edhe nga mundësia e infektimit prej këtyre ujërave.
Ata shprehen se janë ankuar në komunë dhe në ujësjellës, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje rreth këtij problemi.