Televizioni FIRST CHANNEL gjithmonë na ka surprizuar me prodhime televizive që janë konsideruar të suksesshme dhe që kanë arritur që të komentohen nga audienca shqiptare, shkruan OnAir
Muajve të fundit ata kanë investuar shumë edhe në ndryshimin e guidës programore duke sjell risi në tregun medial.
Nuk ka shumë muaj që kanë startuar tri prodhime televizive “Rruga B”, “Pika”, dhe “Ministria e Shyhretit”, emisione që po konsiderohen si shumë të suksesshme duke u nisur edhe nga klikimet në kanalin zyrtar në YouTube, duke u nisur nga fakti që klikimet janë kthyer në matës të suksesit.
Mos harroni që të shikoni këto prodhime televizive shumë të suksesshme në kanalin FIRST CHANNEL./ONAIR