Ndër atraksionet turistike të cilat mund të hyjnë në listën e top destinacioneve kosovare, padyshim janë Bjeshkët e Rugovës. Aty mund të përjetoni përvoja të paharrueshme mes ajrit të pastër e natyrës që është treguar vërtet bujare.
Këto bukuri mund të përjetohen edhe nëpërmjet dy shtigjeve të ndërtuara për çiklizëm malor. Përmes stories kuptoni më shumë rreth këtyre shtigjeve, të cilat ofrojnë një përjetim ndryshe.