Ferite Rushiti është një nga pioneret e aktivistëve për të drejtat e njeriut në Kosovë, shkruan OnAir.
Së fundmi ajo ishte e ftuar për një rrëfim ekskluziv te “Insajderi”. Teksa fliste për periudhat e fillimit të veprimtarisë së saj ajo ceku edhe paragjykimet që shoqëria ka për krahina të ndryshme.
Ajo tregon kujtimet para se të shkonte në Drenicë teksa të gjithë e paralajmëronin se nuk do të pritej mirë. Këto fjalë e bënë që në fillim të kishte frikë të shkonte në atë zonë për shkak të gjithë gjërave që kishte dëgjuar.
Pavarësisht kësaj, Rushiti tregon se e ndjente si detyrim moral që të shkonte në atë zonë për shkak se gjatë periudhës së luftës e kishte strehuar një familje prej asaj zone në Tiranë dhe u kishte premtuar atyre që do të vinte për vizitë.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: