Ngjyra e kuqe, si duket po i shkon mjaft përshtati Ryva Kajtazit, pasi që kohët e fundit jo rrallëherë e kemi parë me një të tillë.
Madje, këtë seleksionim e bëri edhe në dasmën në të cilën sonte ishte e ftuar, e prej ku po përkujdeset që në vazhdimësi të publikojë imazhe direkt nga atje.
Me fustan të kuq e veshur, Ryva duket më mahnitëse se çdo herë tjetër, saqë këtë e vë në dukje edhe fotografia e sapo publikuar. Ndërsa, sa i përket atmosferës, duket se nuk mungon as pak e që Ryva do të duhej ta shijonte në maksimum, por ja që fillimisht ishte koha për disa foto që të tregojë dukjen për këtë natë.