Ndonëse para disa puntatash Sara u deklarua në emision për Geljanin, së fundmi foto të saj dhe Atdheut me pushime kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, shkruan OnAir.
Gjithashtu të dy Sara dhe Atdheu kanë qenë të pranishëm në festën e organizuar për ditëlindjen e ish konkurrentit të “Përputhen” Fatjon Kuqarit. Gjithashtu nga ky çift i ri nuk kanë munguar as nga kjo festë fotot dhe videot e tyre në momente intime. Gjithashtu një sinjal për një romancë të rinisur midis tyre e dha edhe autorja e programit Olsa Muhameti.
Ndërkohë Geljani më në fund duket se ka thyer heshtjen rreth kësaj situate.
“Ndaloni së foluri budallallëqe për mua dhe atë vajzë, ajo nuk ekziston. Kam jetën time me dinjitet dhe respekt. Të tjerët kanë jetën e tyre. Paqe dhe ju dua të gjithëve!”, ka shkruar Geljani në një postim në “insta-story”.
Kujtojmë se Sara puthjen e parë të sajën në program e dha pikërisht për Atdheun.