Aeroplanë ushtarak serbë mund të shihen që nga nesër duke fluturuar mbi komunat e banuara me popullsi shqiptare, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga ministria serbe e Mbrojtjes, ku thuhet se në kuadër të një trajnimi të rregullt ushtarak, aeroplanët do të fluturojnë nga Nishi e në jug të Serbisë.