Ishte surprizë në ekranin e RTK-së seriali më i ri vendor me titull “iStar” me producente aktoren e njohur Teuta Krasniqi, shkruan OnAir
Madje kësaj radhe ishte surprizë për audiencën shqiptare, fakti që nuk po bëhej fjalë për një serial komik por pasqyrim i realitetit të të rinjëve shqiptar në shkollat tona.
Deri tani ky serial ka arritur që të transmetojë nëntë episode me sukses të jashtëzakonshëm, madje secili episod i transmetuar ka arritur që të sigurojë minimumi gjysmë milion klikime, duke arritur kështu të listohet në mesin e prodhimeve televizive më të dashura shqiptare.
Kasti i jashtëzakonshëm i aktorëve, por edhe të studentëve të shkollës së aktrimit iStar e bën serialin akoma më të kërkuar.
Deri tani numërojnë miliona klikime në tërësi./ONAIR