Dita ditës duket se skenës muzikore shqiptare po i shtohen emra të rinj të cilët po pranohen mirë nga audienca shqiptare, shkruan Onair
Serina, është artistja më re në tregun muzikore kohë më parë ka lansuar projektin e saj të parë dhe e ka titulluar “Lojnat”
Kjo këngë flet për një dashuri që nuk duhet të ketë “Lojra”, madje sipas fabules së këngës të gjitha gabimet edhe mund të falen por lojërat nuk lejohen.
Teksti është shkruar nga këngëtari Yll Limani dhe videoklipi nga Pinkmoon Creative. Kënga tashmë ka kapur mijëra klikime dhe duket se Serina është pranuar mirë nga audienca shqiptare.
Nuk ka kaluar shumë kohë dhe bukuroshja ka sjell në treg një tjetër projekt ajo ka miksuar disa këngë të këngëtarëve të estradës duke arritur kështu me zërin e saj të rimodeloj këto super hite.
Duhet të dëgjoni se si një zë si ai Serinës arrin një sukses të pa parë më parë./Onair