Këngëtari i njohur Seven Saraqi, i cili jeton në SHBA, kohë pas kohe po rikthehet me super hite të cilat po i shërbejnë adhuruesve të muzikës së tij, për t’i dëgjuar në sezonën e nxehtë.
Por, kohë më parë Saraqi u përfol për një lidhje të dështuar me një super modele që jeton dhe vepron
në SHBA, derisa për këtë foli edhe publikisht.
Lidhja e tyre megjithëse ka përfunduar, me gjasë Seveni akoma ka ndjenja në këtë drejtim, pasi që
edhe njërën prej këngëve i bëri dedikim ish të dashurës.
Madje këtë gjë, e pranoi edhe në njërin prej emisioneve ku ishte i ftuar, e ku i’u parashtruan pyetje në lidhje me ish të dashurën dhe relacionin që e përfunduan.